Ceremonia e ndarjes së çmimeve "BRIT 2019" ishte një ngjarje e rëndësishme dhe një nga fituesit ishte edhe Dua Lipa.

Ajo ka marrë vëmendjen e mediave vendore për dukjen fantastike gjatë mbrëmjes së kaluar në Londër.


Shumëkush mendon se zgjedhja e fustanit të kaltër me shumë yje mund të ishte politike - edhe nëse ishte e rastësishme.

GettyImages 1131020335 Dua Lipa nuk mungoi sivjet në "Brit Awards" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Duket se shikuesit mendonin se veshja e saj dukej si Flamuri Evropian, i cili duket si përgjigje kundër klimës aktuale të Brexit, shkruan e përditshmja britanike, express.co.uk.

Disa prej komentuesve shkruanin se veshja e saj e kaltër me yje të bardhë i referohen flamurit të vendlindjes së saj, Kosovës.

Ndërkohë, këngëtarja 23-vjeçare është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” në saje të këngës “One Kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Ndryshe, Dua së fundi ka bërë të ditur se ka arritur shifrat prej dhjetë milionë abonuesve në kanalin e YouTubes. /Telegrafi/

GettyImages 1131020352 Dua Lipa i gëzohet trofeut në "Brit Awards 2019" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1131020426 Dua Lipa dhe Calvin Harris i gëzohen trofeut në "Brit Awards 2019" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1131020453 Dua Lipa dhe Calvin Harris i gëzohen trofeut në "Brit Awards 2019" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1131020412 Dua Lipa  (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)