Fustani ikonë i dasmës së Princeshës Diana së shpejti do të shfaqet në shtëpinë e saj të dikurshme.

Nga 3 qershori deri më 2 janar, fustani i famshëm do të shfaqet në "Royal Style in the Making", një ekspozitë e Pallatit Kensington e cila "eksploron artin e mirë të dizajnimit për mbretërinë",  shkruhet në faqen e internetit të pallati.


Dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel, fustani i zbukuruar me mëngë të fryra mburret me vellon më të gjatë në historinë mbretërore, plot 25 metra.

hbz princess diana wedding gettyimages 3239305 1605126655 scaled

Kjo ekspozitë do të shënojë shfaqjen e parë publike të fustanit në Pallatin Kensington që nga viti 1995. Djemtë e Dianas, Princi Harry dhe Princi William, thuhet se ranë dakord që të dy t'ia jepnin veshjen pallatit për ekspozitë.

Veshja e dasmës së Princeshës Diana ka kopje të shumta të frymëzuara për dekada, duke përfshirë një version të  veshur nga Emma Corrin në sezonin e katërt të serialit "The Crown" në Netflix.

Ndërsa Kristen Stewart aktualisht po mishëron sensin e stilit të Dianës për filmin e shumë pritur "Spencer", projekti i ardhshëm nuk duket se do të përfshijë fustanin e paharrueshëm.

60073bebe3d62500185fd319

Duke u përqendruar në marrëdhëniet midis stilistëve dhe monarkisë, shfaqja e pallatit do të përfshijë gjithashtu skica, copa pëlhure dhe imazhe të papara kurrë nga Koleksioni Mbretëror i Veshjeve Ceremoniale.

Ndërsa ekspozita përmban modele të veshura nga tre breza të grave mbretërore, të gjitha pjesët dikur ndihmuan në formësimin e imazhit publik të monarkisë britanike dhe çuan industrinë e modës britanike në skenën globale. /Telegrafi/

ce3218f0ac5a9712262c242f56447c9b