Me fustan që i thekson figurën trupore, Rina sërish tërheq vëmendjen e fansave

Pos si këngëtare, Rina Balaj pëlqehet nga fansat e shumtë edhe për dukjen dhe figurën trupore.
Publikimi i imazheve që nuk e lënë askënd indiferent në rrjetet sociale, nuk është i rrallë në profilet e saja.
Gjatë të dielës, Rina i ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka pozuar me fustan duke i treguar hiret e saj.

“Nëse jam një engjëll, jam engjëll... i vdekjes”, është përshkrimi i këtyre fotografive.
Këto ditë, këngëtarja ka qenë aktive në publikimin e imazheve në rrjetet sociale nga setet e ndryshme fotografike.

Duke vënë në plan të parë figurën trupore, ajo ka shkruar: “Jam ushqyer mirë”, derisa pozat e të premtes i ka etiketuar si përtace. /Telegrafi/



































































