Një person është arrestuar pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur infermieren.

Siç raporton Policia e Kosovës rasti ka ndodhur të premtën rreth orës 19:30 në Fushë Kosovë, përcjell Telegrafi.


Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi.