LAJMI I FUNDIT:

“Fushatë korrekte në javën e parë”

“Fushatë korrekte në javën e parë”

“Kandidatët presidencial udhëheqin fushatë korrekte dhe të denjë dhe deri tani i përmbahen kodeksit të nënshkruar për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, kështu vlerësojnë analistët politik.

Ka pasur vërejtje, provokime, po nuk kishte goditje të ulëta mes tyre ndërsa ballafaqimi i parë televiziv shkoi mirë, me shtrëngim duarsh dhe me përshëndetje të tre kandidatëve në fund të emisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analisti politik Albert Musliu thotë se kandidatët deri tani po udhëheqin fushatë të mirë.


“Fushata nuk është në nivelin e zgjedhje që e dimë si mund të jetë. Nuk përdorin goditje të ulëta, siç jemi mësuar, megjithatë është grup profesorësh”, deklaroi Musliu.

Sipas analistit politik Petar Arsovski, kandidatët përgjithësisht përmbahen në nivelin e fushatës demokratike dhe korrekte, me disa përjashtime, por kjo nuk është diçka e madhe.

“Mendoj se fushata shkon denjësisht. Ka shumë debate, qytetarët kanë mundësi t’i shohin kandidatët drejtpërdrejtë, kështu që për momentin, mendoj se nuk është problematike kjo pjesë”, tha Arovski.

Kandidatët presidencial edhe pse thanë se janë kandidat mbipartiak, sipas analistëve, nuk kanë arritur të ikin nga agjenda partiake e partive politike.

Musliu thekson se tre kandidatët edhe pse mundohen të tregon si mbipartiak për shkak se duan të marrin një pjesë të votave të papërcaktuara, këtë nuk mund ta shoh te tubimet e tyre.

“Pendarovski është me mesazhin ‘Bashkërisht përpara’ dhe me këtë bën apel ndaj të gjithë bashkësive etnike, që përafrisht është mesazh i njëjtë i ‘Jetë për të gjithë’. Siljanovska Davkova është me qëndrimet e OBRM-PDUKM-së edhe sa i përket marrëveshjes së Prespës dhe funksionimit të Qeverisë. Këtu nuk shoh ndonjë dallim dhe nuk shoh ku është dallimi. Reka mundohet të jetë më mbipartiak, por edhe ai është në kuadër të dy partive që e mbështesin”, tha Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori