Fury: ‘Gipsy King’ është kthyer, mendoj se e fitova meçin dhe të gjithë e panë

Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në divizionin WBC, pasi dueli ndaj Tyson Furyt përfundoi me pikë të barabarta pas 12 raundeve.
Boksieri britanik ishte më përpara me pikë në meçin e zhvilluar në Staples Center në Los Angeles, mirëpo amerikani ia shkaktoi dy nokaute duke bërë që përballja të mbyllej baras.
“Jemi në terren mysafir, u rrëzova dy herë, por vërtet mendoj se e fitova meçin dhe mendoj se të gjithë këtu mendojnë njësoj”.
“Bekuar qoftë Wilder, faleminderit për mundësinë D. Zoti të bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën.., ‘Gipsy King’ është kthyer...”
“Bota e di të vërtetën, unë mendoj se e fitova meçin dhe duhej të shkoja në shtëpi me rripin, por jemi në terren mysafir, prandaj Zoti e bekoftë ekipin e tij, Zoti e bekoftë Amerikën”.

“Faleminderit të gjithë tifozëve që bënë udhëtimin, shpresoj t’u kem bërë të gjithëve krenarë pas tre viteve jashtë ringut".
"U rrëzova me disa goditje të mira dhe tregova guxim duke u ngritur. Erdha këtu dhe luftova me gjithë zemër”, ka thënë ndër të tjera Fury.
Britaniku ka thënë se është i bindur që do të ketë një rimeç ndërmjet dy boksierëve, gjë që e ka theksuar edhe Wilder. Megjithatë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i ekipeve të tyre në të ardhmen. /Telegrafi/




















































