Tyson Fury dhe Deontay Wlder do të takohen sërish, por kësaj radhe në Shtëpinë e Bardhë me presidentin.

Po ashtu, Papa e ka ftuar Gypsy Kingun në Vatikan, pas fitores historike ndaj boksierit amerikan në fundjavën që lamë pas.


Trump e kishte përcjellë duelin ndërmjet dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda, me ç’rast Fury e hoqi nga froni Wilderin në MGM Grand të Las Vegasit.

DonaldTrump Presidenti Donald Trump (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)

"Ishte një meç i shkëlqyer. Dy boksierë të mëdhenj. Ishte entuziazmues. Ndoshta duhet t’i sjellim të dy në Shtëpinë e Bardhë”, u ka thënë Trump gazetarëve, ndërsa pas një pauze kishte shtuar: “Mendoj se do ta bëjmë”.

Nga ana tjetër, promovuesi Frank Warren ka thënë se Papa Françesku (që është tifoz i madh i boksit dhe që është takuar me Deontay në Romë) po ashtu e ka ftuar Tysonin në Vatikan. /Telegrafi/

wilderpoapa Deontay Wilder është takuar me papën në të kaluarën (Foto: Instagram/wbcboxing)

telegrafi sport app