LAJMI I FUNDIT:

Fury e kishte paralajmëruar humbjen e Wilderit dhe trilogjinë që do të ndodhë, nga meçi i tretë dy boksierët do të fitojnë shuma të çmendura

Fury e kishte paralajmëruar humbjen e Wilderit dhe trilogjinë që do të ndodhë, nga meçi i tretë dy boksierët do të fitojnë shuma të çmendura
(Foto: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka arritur një fitore spektakolare në Las Vegas përballë amerikanit Deontay Wilder.

Boksieri britanik fitoi meçin me nokaut teknik, pasi ekipi i Wilder e hodhi peshqirin duke dorëzuar meçin.

Tani mund të ndodh trilogjia mes dy boksierëve të peshave të rënda.


Është një klauzolë që humbësi në këtë rast Wilder duhet ta aktivizojë nëse dëshiron edhe një rimeç.

Deontay Wilder në duelin ndaj Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Wilder për ta zhvilluar ndeshjen e tretë ndaj Furyt duhet të aktivizojë klauzolën brenda 30 ditëve.

Në këtë rast shuma e parave që do të ndahet do të jetë 60-40% në të mirë të britanikut Fury.

Bëhet fjalë për një shumë mbi 50 milionë euro që do të ndahet mes dy boksierëve.

Fury e kishte paralajmëruar fitoren e tij dhe trilogjinë që do të mund të ndodhë para fitores së mbrëmshme.

“Kam një trilogji me Deontay Wilderin. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Pastaj, ku i dihet? Ndoshta një meç të katërt apo të pestë”.

Tyson Fury – Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

“Janë shumë para në xhep për të (Wilderin), prandaj do të kërkojë rimeçin. Unë do të fitoj, prandaj sido që të ndodhë do ta kem rimeçin. Krejt çfarë bëj unë është fitore, fitore, fitore, pavarësisht gjithçkaje. Pos nëse ndodh barazim”, ishte shprehur Fury. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

La Liga
Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Liga e Kampionëve
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori