Ligji i ri i Qeverisë së Maqedonisë që detyron të gjithë personat fizik të paguajnë TVSH nëse brenda vitit realizojnë të hyra plotësuese më të larta se 1 milion denarë, jo vetëm që ka shumë paqartësi se cilat persona fizik duhet të regjistrohen si tatim pagues, por ka shkaktuar reagime edhe te njohës të mirë të çështjeve ekonomike, shkruan gazeta Koha.
Ata e kritikojnë Qeverinë se me këtë ligj po detyron qytetarët të paguajnë tatime të dyfishta shtetit. Obligimi që personat fizik të regjistrohen si obligues të TVSH-së, sipas ekspertit ekonomik Pavle Gacov, i detyron qytetarët të paguajnë më shumë tatime që të mbush buxhetin dhe se me miratimin e këtij ligji qëllim iu merren më shumë para punëtorëve që me të vërtetë punojnë ndërsa të pasurit aspak të mos të tatimohen.
“Ky ligj është në funksion që nga viti 2015, por nuk parasheh saktë se cilët persona me të hyrat plotësuese mbi 1 milion denarë duhet të tatimohen. Qeveria këtë detyrim ligjor do të ishte mirë ta realizonte përmes tatimit progresiv dhe të vlente për personat e pasur gjegjësisht personat fizik që marrin rroga të larta dhe jo personat fizik që marrin rroga minimale dhe realizojnë të hyra plotësuese jashtë rrogës minimale”, thotë për Koha, Gacov.
Të ngarkosh personat që fitojnë si ekspertë, drejtorët falimentues, personat që japin hapësira me qira, personat që fitojnë me kontrata autoriale, kontrata në vepër, persona anëtar nëpër bordet mbikëqyrëse dhe qytetarë që ushtrojnë veprimtari bujqësore, eksperti Gacov thotë se i ngjan proverbit popullor se fukaraja dy herë paguan.
Ai shprehet i bindur se Qeveria e Maqedonisë nuk do të miraton këtë ligj i cili është në kundërshtim me programin qeveritar se të gjitha masat e reja që do të merren do të jenë në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve e jo siç po vepron tani për momentin ku të gjitha vendimet që merr lidhur me tatimet po varfëron edhe më shumë xhepin e qytetarëve. Edhe profesori universitar, Birçe Davitkovski është i mendimit se bëhet fjalë për tatim klasik të dyfishtë dhe se aspak nuk behët fjalë për tatim të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike.
“Si duket është bërë praktikë që në Maqedoni, cila do parti të vijë në pushtet, punën e parë që e bëjnë është të prekin xhepin e qytetarëve që realizojnë të hyra plotësuese nga honorarët apo të drejtave autoriale, për të cilat paguajnë tatim personal, dhe tani për të njëjtën punë të realizuar duhet të paguajnë edhe TVSH, në rast se këto të hyra tejkalojnë vlerën prej mbi 1 milion denarë. Është koha që shteti njëherë e përgjithmonë ta kupton se nuk mund me tatimet plotësuese ta mbush buxhetin”, thotë Borçe Davitkovski profesor universitar.
Nga Drejtoria për të Hyra Publike informojnë se aspak nuk bëhet fjalë për ligj të ri, sepse ky ligj është në fuqi nga viti 2015 dhe se deri më tani si obligues tatimor të TVSH-së, që realizojnë të hyra plotësuese mbi 1 milion denarë, janë të regjistruar mbi 1000 subjekte dhe se ky ligj aspak nuk ka të bëjë me ligjin për honorar, të cilin qeveria e mëparshme donte ta zbatonte.
Sipas DHP-së se cilët persona detyrohen të regjistrohen si tatimobligues për pagesë të TVSH-së, nëse brenda një viti realizojnë të hyra plotësuese mbi 1 milion denarë do ta njoftojnë opinionin në konferencën për shtyp që do ta organizojë DHP-ja javën e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?