Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në sektorin teknik. Departamenti i Komunikimit bën me dije se Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-19, ndërsa Ardi Behari i cili mbante postin e trajnerit të Kombëtares U-17, tani do të jetë përgjegjës i sektorit të skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përgjegjës për drejtimin e Kombëtares U-16 do të jetë Fatjon Muhameti.
Ndërkaq, FSHF ka arritur marrëveshjen me trajnerin Julian Ahmati për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19. Julian Ahmati është një trajner me eksperiencë pasi ka drejtuar disa ekipe në vendin tonë si Teuta, Luftëtari, Tirana, Skënderbeu dhe gjithashtu ka punuar edhe me ekipet e moshave. Ndërsa Erjon Stavri do të jetë koordinatori teknik i Qendrave Rajonale.
Në një prononcim për fshf.org, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, shpjegoi ndryshimet në sektorin teknik të FSHF-së.
“FSHF ka bërë disa ndryshime në sektorin teknik. Përgjegjësi i ri i sektorit të skautizmit është Ardi Behari. Alban Bushi vijon të jetë në krye të Kombëtares U-21, ndërsa Julian Ahmati do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19. Bledi Shkëmbi kalon te Kombëtarja U-17, Fatjon Muhameti merr drejtimin e Kombëtares U-16. Ndërsa Armand Dama vijon të jetë në krye të Kombëtares U-15. Erjon Stavri është koordinatori teknik i Qendrave Rajonale”, – tha Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.
Për fshf.org foli edhe Ardi Behari. Ai theksoi se pozicioni i ri si përgjegjës i sektorit të skautizmit është një punë shumë e rëndësishme, por që bëhet më e lehtë për shkak të eksperiencës që ai ka.
“Është një punë shumë e rëndësishme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Detyrat janë specifike, pavarësisht se mendoj që janë të prekshme nga ana ime, për shkak edhe të njohjeve që kam me lojtarët. Jo vetëm me ata që luajnë në Shqipëri por edhe me ata që luajnë jashtë, për shkak edhe të kohëzgjatjes në punë dhe të fashave të moshave të ndryshme që i kam kaluar nëpër duart e mia. Mendoj që është një punë që më përshtatet dhe shumë e bukur për ta bërë” – tha Përgjegjësi i sektorit të skautizmit, Ardi Behari.
Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati, duke folur për fshf.org tha se është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekip Kombëtar dhe shtoi se objektivi kryesor është përmirësimi i lojtarëve.
“Është një eksperiencë e re, është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekipi Kombëtar në vendin tënd. E shoh si një mundësi shumë të mirë për të kontribuar për të ardhmen e vendit, për të ndihmuar, për të stërvitur dhe përmirësuar lojtarët, që të jenë gati për ekipin Kombëtar A.
Organika e skuadrës është e madhe, por padiskutim që priten edhe prurje të reja. Bëhet fjalë për elementë të rinj që dalin dhe spikatin nëpër vende të ndryshme dhe në Shqipëri. Kjo është një punë kolosale e organizuar shumë mirë dhe ne duhet t’i japim ato njohuri që t’i përmirësojmë lotjarët në të gjitha aspektet fizike, teknike dhe taktike, që janë elementët për të përmirësuar dhe për të shkuar në nivele të larta” – tha trajneri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rudiger është i sëmurë mendor” – ish lojtari i Real Madridi ‘godet’ gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

Formacionet zyrtare, Dukagjini – Feronikeli 74: Munishi synon tri pikë me skuadër sulmuese

“Këtë vit, Real Madridi nuk na mund, kjo është vërtetuar” – Yamal i jep goditje mbretëve

Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

Gjyqtari De Burgos Bengoetxea ka përjashtuar tre lojtarë të Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit

E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve - Perez ka marr vendim për këtë sezon

Mesazhi i Gerard Piques pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Hansli Flick flet për dy trofetë e radhës që Barcelona mbetet në garë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar