Një gazetar sportiv italian që ka udhëtuar dje me kombëtaren Azzurre të basketbollit për në Tokio ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot pas mbërritjes në Fshatin Olimpik.

Për momentin ai ndodhet i izoluar në një hotel të përcaktuar për të tilla raste, por ankthi ka pushtuar si lojtarët e basketbollit ashtu dhe ata të notit të delegacionit olimpik italian që udhëtuan me gazetarin.


Pozitive me Covid-19 ka dalë edhe një gjimnaste amerikane, që ka disa ditë që ka mbërritur dhe po stërvitet në Tokio.

2021 07 15T113657Z 413831907 RC24KO9MU5DV RTRMADP 3 OLYMPICS 2022 1

Bëhet fjalë për një adoleshente (nën 18 vjeç), por emri i saj nuk është bërë publik, veç faktit se është në karantinë.

Rasti më i fundit i pozitivitetit me koronavirus është ai i një sportisti çek, që luan në volejboll në rërë.

50887445 bb4d 4a56 a8e6 007012a413a4 1935682c scaled

Bëhet fjalë për Ondrej Perusic, gjatë një testi rutinë në Fshatin Olimpik. Sportisti është asimptomaik, por është vënë menjëherë në izolim.

Deri më tani, raportohen më shumë se 60 raste me Covid-19 në Fshatin Olimpik, mes sportistëve, drejtuesve e punonjësve. /Telegrafi/

telegrafi sport app