Luka Modric kishte një pushim nga futbolli për Vitin e Ri në Dubai dhe e shfrytëzoi kohën e lirë për të vizituar kopshtin zoologjik privat Famepark në pronësi të miliarderit Saif Belhasa.
Tani pamjet e vizitës së mesfushorit kroat në kopshtin zoologjik janë shfaqur dhe janë bërë virale.
Në njërën prej tyre, Modric mban në krahë një piton. Ai ka pozuar i buzëqeshur, pas së cilës gjarpri është kthyer drejt tij dhe legjenda e futbollit ka reaguar i tmerruar.
Një video e shprehjes së tij të fytyrës u bë virale.
Ai testoi forcat e tij edhe në një tërheqje me një tigër dhe në fund pësoi një disfatë.
Meqë ra fjala, kopshti zoologjik në pronësi të miliarderit është mjaft i njohur në botën e futbollit sepse yje si Ivan Perisic, Ivan Rakitic, Raphinha, Lamina Yamal, Vinicius dhe të tjerë e vizitojnë atë në pronën e tij. /Telegrafi/