Frashër Krasniqi i VV-së, shkruan poezinë “Unë biri yt, presidenti yt”!
Pas inaugurimit të Hashim Thaçit për president të Kosovës, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka postuar një poezi në profilin e tij në Facebook. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Unë biri yt Kosovë. t’i njoh dëshirat e heshtura, prandaj t’i vras pa ngrehur krye. T’i njoh ëndërrat, erërat e fjetura me shekuj dhe gjithmonë kam frikë prej tyre. T’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i shtoj vuajtjet, zvogëlojë gëzimet, ndjell vdekjet. Më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë Më shumë se kushdo tjetër t’vjedh, Kosovë Më shpejt se kushdo tjetër t’vras, Kosovë. Unë biri yt. Presidenti yt.” (sic.). /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































