Eintracht Frankfurt do të jetë nikoqir i Chelseat në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Megjithëse fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, Frankfurti ishte i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit.


Humbja e fundit e Frankfurtit ndaj Benficës ishte vetëm e dyta në këtë garë këtë sezon dhe 'Shqiponjat' nuk kanë humbur një ndeshje në shtëpi.

Screenshot 1

Chelsea ka një rekord negativ të përgjithshëm në tokën gjermane, ku ka katër humbje dhe tri fitore dhe dy barazime.

Londinezët aktualisht janë në nivel rekordi sa i përket ndeshjeve të pamposhtura (F14, B1), ku barazimin e vetëm e kishte kundër Videotonit.

Frankfurt: Trapp, Hasebe, Hinteregger, Ndricka, Costa, Rode, Ferndaes, Gacinovic, Paciencia dhe Jovic

Chelsea: Arrizabalaga, Alonso, Luiz, Christensen, Azpiliqueta, Kante, Jorginho, Loftus-Cheek, Hazard, Pedro dhe Giroud. /Telegrafi/

telegrafi sport app