LAJMI I FUNDIT:

Franco Foda flet për mungesën e Aro Muric dhe se si do t’i qaset ndeshjes ndaj Islandës

Franco Foda flet për mungesën e Aro Muric dhe se si do t’i qaset ndeshjes ndaj Islandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Islandës. 

‘Dardanët’ fituan ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe tani do të luajnë në Spanjë ndeshjen e kthimit me një avantazh në duart e tyre.

Foda është pyetur nga gazetarët për mungesën e Aro Muric, i cili tashmë është rikthyer në Angli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë. 


“Po, sonte e kemi stërvitjen e fundit dhe sot ose nesër unë do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marrim vendimin se kush do të jetë në portë”. 

Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një
Lexo po ashtu Dy yje largohen nga kampi i Kosovës për shkak të lëndimeve, ftohet një

Sa i përket kundërshtarit, Foda tha se është një ndeshje 50-50 dhe vlerësoi lartë kualitetin që Islanda ka në fazën ofanzive. 

“Siç e kam thënë edhe më herët, kjo ndeshje është 50-50 dhe u dëshmua në ndeshjen e parë, ku të dy kombëtaret ishin tejet të përafërta dhe patën mundësitë e tyre të shënimit”. 

“Ne patëm disa mundësi për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk i finalizuam ato”, ka thënë fillimisht tekniku gjerman.

“Islanda ka futbollistë tejet cilësor në fazën e sulmit dhe për ne do të jetë e rëndësishme se si do të luajmë kur kundërshtari ka posedimin e topit”. 

“Energjia që do të kemi për ta fituar topin kur nuk e kemi në këmbë do të jetë kyçe për të arritur fitoren në këtë ndeshje”. 

“Ndonëse po luajmë si mysafir, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë, të kriojmë raste, të kemi posedimin dhe të shënojmë gola”, përfundoi ai./Telegrafi/