Ky është një vështrim i rrallë brenda laboratorit kinez, i cili është në qendër të kritikave pas pandemisë së COVID-19.

Fotografitë nga brenda Institutit sekret të Virologjisë së Wuhan tregojnë që dera e frigoriferit ku mbahen më shumë se 1500 lloje të ndryshme të viruseve, përfshirë edhe coronavirusin, nuk është e sigurt aq sa duhet, shkruan Daily Mail.


Fotografitë, të publikuara për herë të parë nga gazeta shtetërore China Daily në vitin 2018, u botuan në Twitter muajin e kaluar, përpara se të fshiheshin, transmeton Telegrafi.

27362552 0 image a 1 1587243428651

Daily Mail kishte zbuluar dy javë më parë se Ministrat tani kanë frikë se pandemia mund të kishte filluar si rezultat i një rrjedhje nga këta frigoriferë.

Zbulimet e Daily Mail bënë që Donald Trump të pyetet në një konferencë për shtyp javën e kaluar në lidhje me teorinë e rrjedhjes, së cilës presidenti u përgjigj: "Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme'".

27362542 0 image a 5 1587243550257

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka kërkuar që Pekini të tregonte më shumë ’nëse virusi kishte dalë nga laboratori.

27362548 0 image a 2 1587243433062

Burimet e inteligjencës amerikane thonë se menjëherë pasi filloi shpërthimi i coronavirusit, zyrtarët në laborator shkatërruan mostrat e virusit, fshinë raportet e hershme dhe më pas u përpoqën të fajësojnë tregun ku shiten kafshë të egra në Wuhan.

27362544 0 image a 4 1587243445014

Burimet besojnë se 'pacient Zero' ishte një praktikant në laborator, i cili përhapi virusin në popullatën lokale pasi infektoi të dashurin e saj. /Telegrafi/

27362550 0 image a 3 1587243437480