Gazetari rus Arkady Babchenko, për të cilin u tha se kishte mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e së martës në Kiev, është gjallë.
Vetë Babchenko është shfaqur të mërkurën në një konferencë për shtyp në kryeqytetin ukrainas, përkrah shefit të shërbimeve sekrete vendase, Vasyl Hrytsak.
Ky i fundit ka deklaruar se vdekja e gazetarit u inskenua për ta shpëtuar atë nga një plan të vërtetë ekzekutimi, të përgatitur nga shërbimet sekrete ruse.
Babchenko është pritur me duartrokitje kur ka hyrë në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë të cilës ka falënderuar autoritetet ukrainase të sigurisë që i shpëtuan jetën.
“Gazetari u gjet i vrarë nga bashkëshortja e tij mbrëmjen e së martës në një kompleks pallatesh të Kievit, me plagë të shumta plumbi në kurriz. Më pas ai u shpall i vdekur teksa transportohej në spital”.
Babchenko nuk kishte njoftuar as të shoqen për inskenimin dhe në konferencë ka nxituar t’i kërkojë asaj falje.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila ka deklaruar se mirëpret faktin që reporteri është gjallë, ndërsa ka shtuar se inskenimi i vrasjes së tij është realizuar për efekte propagandistike.
Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person në lidhje me planin real për ekzekutimin e gazetarit.
I mirënjohur për tonet kritike ndaj Kremlinit, Babchenko ka denoncuar disa herë aferat ruse në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës.
Ai braktisi vendin e tij vitin e kaluar, pasi mori një seri kërcënimesh për shkak të një postimi në rrjetet sociale. /opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë