Një elefant duke se i vinte turp të pozonte para objektivit të aparatit, pasi është fotografuar duke u fshehur pas shkurreve - por pa sukses pasi trupin e kishte më të madh.

Fotografi Staffan Widstrand, 60-vjeç, ka arritur ta shkrep fotografi të bukur artistike në rezervatin privat Marataba në Limpopo të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.


1 239

Në fotografi shihet sesi përkundër dëshirës së elefantit që të fshihet pas shkurreve, hunda dhe bishti dukeshin shumë qartë. Ky rezervat është i njohur për lumenjtë, shkurret, zogjtë dhe ofron peizazhe të rralla që pak kund mund të shihen.

Ndërkaq fotografia e këtij elefanti është duke u pëlqyer në masë të madhe në mbarë botën, dhe deri më tani ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje. /Telegrafi/