Këngëtaret e njohur Adelina e Zanfina Ismaili janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Megjithëse kanë qëndruar larg politikës, pëlqimin e tyre ndaj presidentit të dikurshëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, ato e kanë shprehur haptazi shumë herë.


Madje Adelina, siç e dinë të gjithë ka edhe një këngë në repertoarin e saj, dedikuar të ndjerit Rugova, këngë e cila titullohet "Ushtrinë time".

Edhe pse presidenti i ndjerë Rugova nuk jeton më, respekti dhe nderi për të nga motrat Ismaili ende ekziston.

Ka qenë së fundmi babai i tyre, Rexhep Ismaili, ai i cili në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, tregon takimin e para disa viteve të motrave Ismaili me Rugovën.

adja

Adelina, Ema e Zanfina shihen shumë të lumtura teksa takohen me të në shoqatën e shkrimtarëve.

"21.7.94. Fotografuar në shoqatën e shkrimtarëve të Kosovës", ka shkruar babai i këngëtareve në Facebook. /Telegrafi/