Një “komunë sociale” në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905, d.m.th. në Shkodrën e “Shqipërisë turke”, rezulton e themeluar në mars 1905 me nismën e një “shitësi ambulant” të quajtur Kolë Dika, emër pothuaj i panjohur në historinë e Shqipërisë.
E konceptuar si strukturë e ndihmës reciproke, përbëhej prej zejtarësh, punëtorësh, por edhe tregtarësh e intelektualësh.
Anëtarët e saj mblidheshin ilegalisht në një dhomë të fshehtë mbrapa një farmacie (retrobottega), ku diskutonin çështje sociale dhe politike. Ndihma reciproke ishte organizuar në këtë mënyrë: mjekët që bënin pjesë në të vizitonin të sëmurët falas, farmacistët jepnin barna me çmime të ulëta, zejtarët ndihmonin për zgjidhjen falas ose me çmime të lira të nevojave të zejtarisë dhe kështu me radhë.
“Komuna” mbahej me kuotat e anëtarëve, me të cilat synohej të ndihmoheshin anëtarët e saj në raste aksidentesh, fatkeqësish etj. Ajo u zbulua nga autoritetet turke dhe, mbas kontrollesh, bastisjesh dhe disa arrestimesh u shpërnda. Kryetari i saj, Kolë Dika, u dënua me 10 vjet burg.
Me interes fakti që historia e saj i ka shpëtuar edhe Kristo Frashërit në veprën e tij “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878-1941. Vështrim historik me një shtojcë dokumentesh” (Tiranë 2006).
Pyetja për t’u bërë është se nga kishin depërtuar ide të tilla sociale në Shkodrën e vitit 1905. Me shumë gjasë burimi ishin idetë e socialistit italian Giuseppe Mazzini (1805-1872), nën ndikimin e të cilave në Shkodër pati disa orvatje organizimesh sociale. Së paku këtë ndikim e dëshmon Nikollë Ivanaj në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnís”, të cilën e botonte në Raguzë, në një artikull të nëntorit 1905, nr. 41.
Ivanaj nuk ka pohuar ndonjë pjesëmarrje të tij në “komunën” në fjalë, por ai vetë bënte pjesë në një organizatë ilegale mazziniane në Itali. Nuk përjashtohet gjasa të ketë qenë fjala edhe për një ndikim nga frakmasoneria europiane, duke qenë që vëllezërit Ivanaj, si Nikolla edhe Mirashi, të dy antiklerikalë (d.m.th. jo ateistë) u akuzuan shpesh nga shtypi katolik si “masonë” në polemikat e kohës. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht