Site icon Telegrafi

Foshnjat që hanë peshk, shmangin alergjitë kur të rriten

Nga analizimi i të dhënave studiuesit kanë konkluduar se foshnjat që konsumonin peshk rregullisht, ishin të mbrojtur nga rreziku i alergjive: në veçanti, nëse hanin peshk më tepër se një herë në javë, ulnin riskun për të shfaqur alergjinë nga polenet apo forma të tjera alergjike.

Ka dëshmi se konsumimi i peshkut, ka veprim parandalues ndaj ekzemës dhe etheve. Ekzema mund të shkaktojë gjendjen e lëkurës së kuqe, irritim të lëkurës që mund të jetë shumë shqetësuese dhe ka disa trajtime shumë efektive.

Ethet Hay, ndërkohë, mendohet të ndikojnë deri në një në pesë të rinj, transmeton Telegrafi.

Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se dieta me peshk mund të ketë një efekt mbrojtës deri në moshën katër vjeçe, hulumtuesit thonë se përfitimet zgjasin edhe më gjatë. Por, fëmijët që kanë alergji nga produktet e peshkut nuk duhet kurrsesi të detyrohen t’i konsumojnë këto produkte.

Hulumtuesit e Universitetit të Harvardit kështu theksojnë se dieta e nënave shtatzëna duhet patjetër të përmbajë edhe peshk.

Peshku duhet të merret rregullisht për shkak se është një burim i vlefshëm ushqyes. /Telegrafi/

Exit mobile version