LAJMI I FUNDIT:

Formula 1 rrezikon një mosmarrëveshje të re me Lewis Hamilton për shkak të rregullit që detyron heqjen e pirsingut

Formula 1 rrezikon një mosmarrëveshje të re me Lewis Hamilton për shkak të rregullit që detyron heqjen e pirsingut
(Foto: Instagram/lewishamilton)

Pilotëve të Formula 1 u është rikujtuar se u ndalohet të mbajnë stoli gjatë garave përpara Çmimit të Madh të Australisë.

Vendimi u përfshi në shënimet e ngjarjes së Melburnit që u lëshua nga drejtori i ri i garave të F1, Niels Wittich, i cili do ta ndajë pozicionin me Eduardo Freitas pas shkarkimit të Michael Masi.

Kjo do të ndikojë te shoferët, duke përfshirë Lewis Hamilton, i cili është parë duke mbajtur pirsing në hundë teksa qëndronte pas timonit të Mercedesit të tij.


(Foto: Instagram/lewishamilton)

Ka qenë pjesë e rregulloreve sportive që nga viti 2005, megjithëse pilotët që kanë mbajtur stoli duke vozitur nuk janë penalizuar.

Sportistët më të pasur në botë
Lexo po ashtu Sportistët më të pasur në botë

Drejtorët e rinj të garës, megjithatë, janë të vendosur të mbajnë një qëndrim më të ashpër dhe t’i gjobisin ata që kapen duke mbajtur çdo formë pirsingu në trup ose zinxhirë metalikë në qafë.

Thuhet se rikujtimi nuk i drejtohet një individi në veçanti dhe se shoferë të shumtë janë parë duke mbajtur stoli, duke përfshirë edhe unaza dhe byzylykë.

(Foto: Instagram/lewishamilton)

Ekziston rreziku që qasja më e rreptë mund të shkaktojë një mosmarrëveshje të re me shtatë herë kampionin Hamilton, i cili që nga sezoni i kaluar ka mbajtur pirsing në hundë – në Abu Dhabi, si dhe këtë sezon në Bahrejn.

Federata Ndërkombëtare e Automjeteve (FIA) konfirmoi se pirsingu hundë do të binte në kundërshtim me rregullat duke rritur mundësinë që britaniku të detyrohet ta heqë atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori