Manchester United ka emëruar trajnerin e ri të përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Ole Gunnar Solskjaer do të drejtor skuadrën deri në verën e vitit të ardhshëm për t’i lënë vend një strategu të ri.


zidane

Mediat tashmë po raportojnë se gjatë verës ekipin anglez do ta udhëheq ish-strategu i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ky i fundit në rast se merr të udhëheq klubin me më së shumti tituj në Ligën Premier, do të bëjë disa përforcime.

Në fazën e mbrojtjes do të përpiqet të sjell Kalidou Koulibalyn e Napolit si dhe Raphael Varanen e Real Madridit.

Gjithashtu edhe në mesfushë do të sjell një lojtar të ri, me të cilin kishte punuar te madrilenët, Toni Kroos.

Edhe James Rodriguez të cilin e kishte te Los Blancos, do të gjente vend në formacionin shartues te United.

Më poshtë e keni formacionin e parë të Djajve të Kuq me trajner Zidanen. /Telegrafi/