Superliga e Kosovë e ka mbyllur edicionin e rregullt me Feronikelin që është shpallur kampion.

Prishtina e zuri vendin e dytë, ndërsa Llapi vendin e tretë në një kampionat që deri në xhiron e fundit doli i luftuar.

Formacioni i zgjedhur nga redaksia e Telegrafi Sport, ka pesë lojtarë të Feronikelit, katër te Prishtinës dhe dy të Llapit.

Edhe pse ka pasur paraqitje individuale të mira të lojtarëve nga tjerat klube, këta lojtar ishin më të mirët dhe vendimtar në shumicën e ndeshjeve për skuadra e tyre.

Formacioni ka vendosjen 4-2-3-1, pasi edhe shumica e klubeve në Kosovë luajnë në këtë sistem.


Visar Bekaj

Në portë pa dyshim më i miri ishte Visar Bekaj i Prishtinës.  12 gola të pranuar në 33 ndeshje tregon që ai ishte në formë të lartë këtë vit.

Prishtina asnjëherë nuk kishte pranuar më pak gola në histori të klubit në një edicion.

59906151 581352439021176 8660734941736206336 n


Armend Thaqi

Krahun e djathtë e fiton Armend Thaqi. 33 ndeshje, 4 gola dhe 8 asistime. Shifra për një sulmues.

Vrapime dhe depërtime pa fund gjatë gjithë edicionit. Pika më e fortë e Prishtinës që doli e dyta.

Ai e fitoi vendin në një konkurrencë të fortë me Përparim Islamin, që po ashtu kishte një edicion të madh.

60352922 10157910270603538 4574360231479345152 n


Arbër Prekazi   

Lideri i Feronikelit. Së bashku me Lapidar Lladrovcin  e kanë krijuar një dyshe të fuqishme në mbrojtje.

Prekazi ka ditur edhe të shënojë gola këtë edicion. Ndër më meritorët që Feronikeli u shpall kampion.

60335123 10156252475657196 1418170567319617536 n


Leotrim Bekteshi

Fitoi një vend në mbrojtjen e Prishtinës me Armend Dallkun, duke e lënë në bankë Ahmet Halitin.

I fortë në duele, i mirë me top dhe me një kërcënim të mrekullueshëm, Bekteshi tregoi që parat që i ka dhënë Prishtina nuk kanë shkuar aspak dëm.

59599443 848266855541860 7720762923596906496 n


Yll Hoxha

Asistime dhe gola. Çdo javë ai ishte protagonist te Feronikeli, duke e shtyrë skuadrën përpara.

E shënoi edhe golin e fitores në ndeshjen me Prishtinë.

Goditja e topit me këmbën e majtë, si në portë ashtu edhe me harkime, janë pika e fortë e tij, por edhe e Feronikelit këtë edicion.

52927501 2289962097734884 5788087387686961152 n


Albert Dabiqaj

‘Motori’ i Feronikelit. Nuk ndalet kurrë në asnjë ndeshje. Të tjerët zëvendësohet në krah të tij, por ai ishte gjithmonë në çdo ndeshje aty.

Në ndeshjet vendimtare e fitoi çdo duel duke treguar se mund të luajë edhe në nivele më të larta se sa në Kosovë.

Më të në konkurrencë Hamdi Namani dhe Diar Miftar, por kampioni fitoi.

60497622 10157931335793538 5057076227261595648 n


Mentor Zhdrella

‘Truri’ i Llapit. Njeriu që organizoi çdo aksion dhe ishte pjesë e pothuajse çdo goli.

Lider në mesfushë dhe me vizion të qartë për lojë. Shtatë gola dhe mbi dhjetë asistime, tregojnë edhe një herë që mbetet ndër më të mirët në Kosovë në pozitën e tij.

Në një konkurrencë të fortë me Endrit Krasniqin që po ashtu kishte një edicion personal fantastik.

59664032 10157137131247243 859657882050756608 n


Mendurim Hoti

10 gola në këtë edicion. Njëri prej më të mirëve te Nikli. Vrapon shumë, i rrezikshëm në depërtime, di edhe të asistojë.

Në çdo ndeshje ishte rrezik për portat kundërshtare.

Fitoi në konkurrencë me Kreshnik Ukën dhe Jetmir Topallin.

56443018 2112448272125553 7615780496814899200 n


Meriton Korenica  

Ylli i Prishtinës në sulm. Pa dyshim goditja e madhe e kryeqytetasve në këtë verë.

11 gola në kampionat dhe tri asistime.

Lëndimi i tij në fund i ka kushtuar Prishtinës, pasi më të, skuadra kishte më shumë fantazi në lojë.

52774159 10157743108948538 268905660429631488 n


Festim Alidema

Sulmuesi i krahut i Llapit, ishte një ndër më meritorët që skuadra e tij luftoi deri në fund për titull.

Shënoi 12 herë këtë sezon dhe ishte rrezik konstant për portat kundërshtare.

Një prej më të mirëve këtë edicion.

45395836 2170007706357064 214643803821178880 n


Kastriot Rexha

Nuk ka dyshim që sulmuesi më i mirë në kampionat është Kastriot Rexha i Feronikelit.

Ai i ka shënuar 21 gola këtë kampionat, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit.

I fortë në ajër dhe duele dhe i saktë para porte, Rexha po del të jetë sulmues i titullit.

Rexha


Trajneri i sezonit

Zekerija Ramadani tregoi edhe njëherë që futbolli sulmues që ai aplikon po del të jetë fitues.

Titulli i tij i dytë në Kosovë.

zekirija ramadani

Lojtarët pas ardhjes së tij sikur morën krahë dhe nga pozitat e vështirë u kthyen shpejtë në luftë për titull. /Telegrafi/


Formacioni i sezonit

60820953 342176933105962 6614832368412786688 n


Banka rezervë

Flamur Neziri (portier) Lapidar Lladrovci (mbrojtës) Armend Dallku (mbrojtës) Përparim Islami (mbrojtës) Endrit Krasniqi (mesfushor) Diar Miftaraj (mesfushor) Blend Baftiu (mesfushor) Hamdi Namani (mesfushor) Kreshnik Uka (mesfushor) Dren Gashi (sulmues) Ahmed Januzi (sulmues)


telegrafi sport app