Formacioni i mundshëm i Milanit për ndeshjen e Ligës së Evropës

Milani pritet të startojë me Rafael Leaon në sulm, derisa Fikayo Tomorit do t’i jepet shansi në mbrojtje kundër Crvena Zvezdas në sfidën e 1/16 së finales në Ligën e Evropës.
Rossonerët luajtën baras në takimin e parë në udhëtim (2-2), prandaj duhet të fitojnë ose të barazojë me më pak gola, për të vazhduar tutje.
Trajneri Stefano Pioli pritet ta lë të pushojë Zlatan Ibrahimovicin, edhe pse duhet të nxjerrë rezultat pozitiv për të vazhduar në 1/8 e finales.
Formacioni i mundshëm i Milanit
Portier: DonnarummaMbrojtës: Calabria, Tomori, Romagnoli, HernandezMesfushorë qendrorë: Meite, KessieMesfushorë ofensivë: Castillejo, Krunic, CalhanogluSulmues: Leao
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































