Është mbyll edhe java e pesë e IPKO Superligës me rezultate mjaftë interesante dhe ndeshje shumë të forta.
Feronikeli e ka fituar bindshëm derbin ndaj Dritës, duke e mposhtur këtë të fundit me katër gola epërsi.
‘Industrialistët’ shkëlqyen si ekip, por kishte edhe individ që thanë fjalën e tyre.
Ballkani kanë fituar si mysafirë, ndërsa lojtarë të saj kanë treguar formë shumë të mirë.
Më poshtë e gjeni formacionin më të mirë të javës të zgjedhur nga Telegrafi.
Portier
Ishte java e portierëve. Flamur Neziri me pritjet e tij i siguroi një pikë Flamurtarit. Ai është portier i javës.
Paraqitje superiore kishin edhe Armend Blakçori ndaj Prishtinës dhe Florijan Smakiqi ndaj Dritës.
Mbrojtja
Në të djathtë Përparim Islami. Më meritori të goli që e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa i pandalshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Në qendër Visar Berisha i Ballkanit dhe Adnan Haxhaj i Ferizajt.
Mbrojtës i majtë vend e ka siguruar Arbër Mone, pas paraqitjes së mirë ndaj Prishtinës.
Mesfusha
Taulant Dajaku në qendër së bashku me Egzon Shabanin. Të dy shënuan gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre që sollën edhe pikë.
Më të avancuar janë Mendurim Hoti (Feronikeli), Jetmir Topalli (Ballkani) dhe Qëndrim Gashi (Liria).
Sulmi
I vetëm por vlen sa dy. Kastriot Rexha është zhbllokuar pikërisht kundër ish-skuadrës.
Madje ai arriti të shënojë dy herë duke e fundosur Dritën. /Telegrafi/