LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Euro 2024

Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Euro 2024

Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “PATOS FORMACIONIN” më të mirë për gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Të mërkurën mbrëma ka përfunduar me sukses faza gjysmëfinale në Euro 2024, ku tashmë dihen dy ekipet e vetme që kaluan në finalen e madhe.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.


Finalja e Euro 2024, Spanjë- Angli: Të gjitha detajet për dy finalistët e këtij edicioni
Lexo po ashtu Finalja e Euro 2024, Spanjë- Angli: Të gjitha detajet për dy finalistët e këtij edicioni

Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytëtretëfazës së grupeve dhe fazës së 1/8 së finales dhe çerekfinaleve.

Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të gjysmëfinaleve, ku Spanja dominon me gjashtë lojtarë, e ndjekur nga Anglia me tre lojtarë dhe Holanda e Franca me nga një.

Spanja përfaqësohet me emra si Unai Simon, Aymeric Laporte, Marc Cucurella, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams. Nga Anglia vijnë John Stones, Kobbie Mainoo dhe Ollie Watkins, ndërsa Jules Kounde përfaqëson Francën dhe Xavi Simons nga Holanda.

Ndryshe, ndeshja finale mes Spanjës dhe Anglisë pritet të zhvillohet të dielën, më 14 korrik, me fillim nga ora 21:00.

Formacioni i fazës së gjysmëfinaleve (4-2-3-1): Simon (Spanjë); Kounde (Francë), Stones (Angli), Laporte (Spanjë), Cucurella (Spanjë); Mainoo (Angli), Olmo (Spanjë); Yamal (Spanjë), Simons (Holandë), Williams (Spanjë); Watkins (Angli); /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Faulli më i keq që ka pësuar në karrierën e tij", Viniciur Jr i ‘mbijetoi’ një ndërhyrjeje brutale

Ndërkombëtare
La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga zvogëlon kufirin e pagave të Barcelonës, anuloi transaksionin e shitjes së ulëseve VIP në Camp Nou

La Liga
Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Granit Xhaka u përplas keq me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Gjermanisë

Ndërkombëtare
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga

"Ata ishin të gatshëm të paguanin shumë", Suarez tregon se mund t'i bashkohej Arsenalit

Premier League
Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Serie A
Kalo në kategori