Formacioni i vitit nga UEFA, mungon Messi

Sulmuesi i Barcelonës ishte i 13-ti i ranguar në votim, të cilat janë bërë në faqen zyrtare të UEFA-s dhe rrjetet sociale nga plot 10 milionë futbolldashës.
Ronaldo është lojtari i parë që arrin që për herë të parë të jetë shtatë herë radhazi në formaiconin e vitit nga UEFA.
Mesut Ozil mund të ketë munguar në formacionin më të mirë të FIFA-s, por jo të UEFA-s, ku ai është i vetmi lojtar nga Liga Premier në këtë formacion.
Më së miri në këtë formacion përfaqësohet Bayerni me plot katër lojtarë, portierin neuer, Alaban, Riberyn dhe Philippa Lahm.
Real Madridi ka tri lojtarë në këtë listë, pasi aty është edhe Bale dhe Sergio Ramos.
Messi përkundër faktit se nuk hyn në listën e UEFA-s për herë të parë pas vitit 2007, ishte në formacionin tjetër më të mirë të vitit të shpallur nga FIFA.
Formacioni i vitit nga UEFA: Neuer, Alaba, Ramos, Silva, Lahm, Ribery, Reus, Ozil, Bale, Ronaldo, Ibrahimovic.
Neuer
Alaba - Ramos - Silva, Lahm
Ribery - Ozil - Reus - Bale
Ibra - Ronaldo
/Telegrafi/






















































