Formacionet zyrtare: Liverpooli duhet ta mposhtë Wolverhamptonin dhe të shpresojë në gabimin e Cityt
Në Anfield, Liverpooli është nikoqir i Wolverhampton Wanderers në ndeshjen vendimtare për titullin e Ligës Premier.
Redsat duhet ta fitojnë takimin e tyre dhe të presin barazimin ose humbjen e Manchester Cityt në sfidën kundër Brightonit.
Wolves janë larg zonës evropiane dhe nuk pritet që t'i shkaktojnë shumë telashe kundërshtarit.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Nuno Espirito Santo i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Henderson; Salah, Mane, Origi;
Formacioni startues i Wolverhampton Wanderers: Patricio; Bennet, Coady, Boly; Doherty, Dendoncker, Moutinho, Neves, Otto; Raul, Diogo.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























