LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Kosova – Spanja: Challandes me rreshtim të ri dhe sulmues

Formacionet zyrtare, Kosova – Spanja: Challandes me rreshtim të ri dhe sulmues

Kosova e pret Spanjën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Kosova ka 4 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Spanja nga 5 ndeshje ka marr 10 pikë.

Dardanët në këtë ndeshje, vijnë pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë.


Në anën tjetër, Spanja vjen pas humbjes nga Suedia me rezultat 2-1 dhe fitores 5-0 ndaj Gjeorgjisë.

Për këtë ndeshje Bernard Challandes, vjen me ndryshime.   Aro Muric do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Florent Hadergjonaj.

Në mesfushë do të jenë emra si Dreshevic dhe Loshaj, ndërsa në krahë, Bytyqi dhe Rashani. Në sulm do të jenë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Spanja, do të luajë nga minuta e parë me emra si Ferran Torres dhe Alvaro Morata. Nga minuta e parë luajnë edhe emra si Koke, Soler dhe Sergio Busquets.


Kosova: Muric,Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dreshevic, Bytyqi, Rashica, Muriqi.

Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata, Torres.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori