Formacionet zyrtare, Juventus - Borussia Dortmund

Juventusi përgatitet për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund, që zhvillohet sonte në Allianz Stadium në Torino.
Trajneri Tudor pritet të vendos më tëmirët në fushë, pasi Zonja e Vjetër vjen pas një fitore të madh në derbi ndaj Interit me rezultat 4-3.
Andrea Cambiaso rikthehet pas pezullimit dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa Pierre Kalulu do të mbulojë krahun e djathtë. Kenan Yildiz mund të aktivizohet si mesfushor sulmues, me Khephren Thuram dhe Manuel Locatelli në qendër.
Serata d’esordio in Champions League 🏟️🏆#JuveBVB #UCL pic.twitter.com/LVGJgmaK7F
— JuventusFC (@juventusfc) September 16, 2025
Edon Zhegrova ende nuk është gati, ndërsa Francisco Conceiçao nuk stërviti me pjesën tjetër të ekipit, gjë që mund të ndikojë në pjesëmarrjen e tyre.
Juventusi e nis aventurën sot dhe kërkon fitore, sikurse edhe gjermanët që kanë ditur të marrin shpesh rezultate të mëdha në Itali.
Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Koopmeiners, K Thuram, Cambiaso; Yildiz; David, Openda.
Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Anton, Bensebaini; Yan Couto, Sabitzer, F Nmecha, Svensson; Adeyemi, Guirassy, Beier.
/Telegrafi/



















































