Formacionet zyrtare: Interi synon ta mbajë primatin me triumf ndaj Torinos
Interi është nikoqir i Torinos në Giuseppe Meazza për ndeshjen e xhiros së 19-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë liderë të kampionatit me katër pikë më shumë se përcjellësit e parë, Napoli dhe Milan, ashtu që duan ta ruajnë ose ta rritin më shumë avantazhin.
Torino ka arkëtuar 25 pikë deri më tani dhe pozicionohet në vend të 11-të në renditjen tabelore.
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Ivan Juric do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































