Barcelona e ka pothuajse të sigurt biletën e kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, para duelit të dytë ndaj Borussia Dortmundit me fillim nga ora 21:00 në kuadër të çerekfinaleve. 

Blaugranasit kanë një epërsi prej katër golash nga takimi i parë që u zhvillua javën e kaluar. 


Të besuarit e Hansi Flick hyjnë në këtë takim pas fitores minimale me rezultat 1-0 në kampionat ndaj Leganesit. 

Dortmundi në anën tjetër la pas krahëve poshtërimin ndaj Barcelonës me një barazim 2-2 ndaj Bayern Munichut në ‘Der Klassiker’. 

Deri më tani mes këtyre dy skuadrave janë zhvilluar pesë ndeshje dhe Barcelona ka bilanc më pozitiv me 3 fitore, teksa dy përballje të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë. 

Formacionet zyrtare: 

Borussia Dortmund: Kobel, Cuoto, Anton, Bensebaini, Nmecha, Guirassy, Gross, Beier, Svensson, Sule, Adeyemi. 

Barcelona: Szczesny, Cubarsi, Araujo, Gavi, Lewandowski, Raphinha, Fermin Lopez, Yamal, De Jong, Kounde, Gerard Martin./Telegrafi/

telegrafi sport app