Formacionet startuese: Interi kërkon fitoren e tretë radhazi ndaj Udineses

Interi është nikoqir i Udineses në ndeshjen e javës së tretë në Serie A në përpjekje për ta marrë kreun e tabelës.
Trajnerët Antonio Conte dhe Igor Tudor i kanë përgatitur formacionet e tyre startuese për këtë ndeshje.
Nerazzurrët i kanë regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para, ashtu që do ta kërkojnë edhe fitoren e tretë rresht në përballjen që zhvillohet në Giuseppe Meazza.
Në dy përballjet e para të këtij edicioni, Udine ka arritur një fitore dhe një humbje.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar - De Vrij - Godin; Asamoah - Sensi - Brozovic - Barella - Candreva; Politano - Lukaku.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































