Manchester Unitedi është mysafir i Norwich Cityt në Carrow Road për ta zhvilluar ndeshjen e javës së dhjetë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq renditen në pozitën e 16-të në tabelë me dhjetë pikë të fituara pas nëntë javësh, ndërsa kanë regjistruar vetëm dy fitore, derisa kanë barazuar katër herë dhe kanë humbur tri herë.


Dy fitore i ka arritur edhe Norwichi, porse gjendet më poshtë se Unitedi, pasi që ka barazuar një herë dhe ka humbur gjashtë herë.

Trajnerët Daniel Farke dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje të kampionatit anglez.

Formacioni startues i Norwich Cityt: Krul; Aarons, Amadou, Godfrey, Lewis; Tettey; Buendía, Leitner, McLean, Cantwell; Pukki.

norwich

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young, McTominay, Fred, Pereira, Rashford, James, Martial.

united

/Telegrafi/

telegrafi sport app