Formacionet bazë: PSG në sfidën interesante ndaj Monacos

Në Parc des Princes zhvillohet ndeshja e javës së 18-të në Ligue 1 ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Monacos.
PSG vazhdon në jetë në krye të tabelës me 42 pikë, 11 më shumë se përcjellësi i parë, Rennes.
Ndërkohë, Monaco pozicionohet në vendin e tetë me 26 pikë të grumbulluara.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Niko Kovac i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues që do ta fillojnë takimin.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Diallo, Bernat, Wijnaldum, Verratti, Gueye, Messi, Di Maria, Mbappe.
Formacioni startues i Monacos: Nubel, Sidibe, Maripan, Disasi, Henrique, Fofana, Tchouameni, Golovin, Diop, Martins, Ben Yedder.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































