LAJMI I FUNDIT:

Fordin e marrë me qira, e përplasi me një makinë shumë të shtrenjtë dhe luksoze

Fordin e marrë me qira, e përplasi me një makinë shumë të shtrenjtë dhe luksoze

Dëmtimet më të mëdha, i pësoi Fordi që ishte marrë me qira

Kishte marrë me qira një Ford Mustang, që të shëtitej nëpër Arizona të Shteteve të Bashkuara, por i ndodhi ajo që zakonisht iu ndodhë shoferëve pa eksperiencë në makinat sportive, transmeton Telegrafi.

Me të ngatërruar pedalin e gazit me atë të frenit, e përplasi makinën, në një prej makinave më të shtrenjta dhe luksoze që mund të shihen në rrugë.


Por, dëmtimet më të mëdha i pësoi Fordi që ishte marrë me qira, derisa Rolls-Royce Down që është më i shtrenjtë se 300 mijë euro, pësoi vetëm dëmtime një pjesën e përparme.

Rolls-Royce që kushton dhjetë herë me shumë se një Ford Mustang, është shumë më i shtrenjtë se sa i një makine të zakonshme, por nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë.

Asnjë person nuk është lënduar gjatë këtij aksidenti, pasi raportohet se gjendja e shoferit që shkaktoi aksident është e mirë. /Telegrafi/