LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang shpallet sërish si makina sportive më e shitur në botë (Foto)

Ford Mustang shpallet sërish si makina sportive më e shitur në botë (Foto)

Ky është një het-trik nga prodhuesi amerikan Ford

Për vitin e tretë me radhë, Ford Mustang merr kurorën si vetura sportive më e shitur në botë, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi ka dërguar 125,809 Mustang në shtëpi të klientëve, që jetojnë në 146 shtete të ndryshme. Sipas statistikave, rreth 80 mijë janë shpërndarë në Shtete e Bashkuara, teksa të tjerat janë eksportuar në Evropë dhe Azi.


“Bota po bie në dashuri me Mustang, që ka disajnin dhe përformancën amerikane”, ka thënë Erich Merkle, që është analist i shitjeve në Ford.

Kjo veturë është shumë e përhapur edhe në tregun e Kinës, ku gjatë vitit të kaluar janë shitur 7,125 njësi. Në përgjithësi, blerësit janë të interesuar për Mustang GT me 5.0-litra V8, se sa për EcoBooster me 2.3-litra dhe katër cilindra.

Derisa shumica e blerësve deri më tani ishin meshkuj, gjatë pesë viteve të kaluara numri i femrave që e kërkojnë këtë veturë është rritur për dhjetë për qind.

Prej se hyri në tregun botëror gjatë vitit 2015, deri më tani janë shitur 418 mijë Mustangë. Meqenëse çmimi i Mustangut të vitit 2018, fillon me 26 mijë dollarë, pritet që shitjet të jenë edhe më të shpeshta. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Vetura që humb 73 për qind të vlerës së saj pas vetëm pesë vitesh

Vetura që humb 73 për qind të vlerës së saj pas vetëm pesë vitesh

Auto
BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

EVs
Pezullimi i lejes së drejtimit për shkelje do të jetë i vlefshëm në të gjithë BE-në

Pezullimi i lejes së drejtimit për shkelje do të jetë i vlefshëm në të gjithë BE-në

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Kjo markë po rrit çmimet e veturave pas tarifave të Trumpit

Kjo markë po rrit çmimet e veturave pas tarifave të Trumpit

Auto
Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Auto
Kalo në kategori