LAJMI I FUNDIT:

Forcohet pozita e parasë virtuale

Forcohet pozita e parasë virtuale

Bitcoini dhe çdo monedhë tjetër virtuale do të këmbehet pa u taksuar. Vendimi është marrë nga Gjykata Europiane dhe e vendos paranë virtuale në pozita të barabarta me paranë cash.

Taksa mbi Vlerën e Shtuar nuk ka arsye për tu aplikuar, pasi ky lloj biznesi përfshin këmbimin e mjeteve të ndryshme të pagesës”, thekson vendimi Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Çështja u nxit nga një mosmarrëveshje në Suedi, ku u ngrit edhe një biznes shërbimi për këmbimin e parasë së zakonshme me atë virtuale.

Bitcoin ekziston që prej vitit 2008, dhe nuk ka asnjë institucion qendror, raporton Scantv.


Pavarësisht faktit se monedha virtuale përdoret për blerje të ligjshme, kritikat më të mëdha vijnë për shkak të favorizimit që i ka bërë transaksioneve jo të ligjshme në rrjet.

Kjo, pasi transferi i parave virtuale në rrjet bëhen në anonimat. Vendimi i Gjykatës Europiane i hap dyert në këtë mënyrë lulëzimit të bizneseve që do të ofrojnë shërbimin e këmbimit të monedhës virtuale me para cash. /Telegrafi/