Paulo Fonseca është i kënaqur që gjithnjë e më shumë trajnerë të Serie A po zhvillojnë lojë ofensive.

Trajneri i Romës, skuadra e të cilit fitoi me rezultat 5-2 kundër Beneventos, ka thënë se qasja e tillë i shërben futbollit.


“Bëmë paraqitje të mirë, kemi vetëbesim dhe është e vërtetë që sezoni është i gjatë, por skuadra po angazhohet shumë”.

fonseca 2 (Foto: Instagram/paulofonseca_oficial)

“Po na vijnë disa ndeshje në një periudhë të shkurtë kohore, mirëpo e kemi besimin në vetvete”, ka deklaruar Fonseca për Sky Sport Italia.

Strategu portugez pëlqen futbollin ofensiv, ndërsa në nëntë ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin italian u shënuan 41 gola.

“E kam thënë sezonin e kaluar që Serie A është një ligë mjaft sulmuese dhe nuk është aspak e vërtetë që është defensive... Shumë trajnerë mendojnë në atë mënyrë tash dhe kjo i shërben futbollit”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

telegrafi sport app