LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Golden Eagle dhuron apartament për familjen e dëshmorit Indrit Cara, i njohur si “Ushtar Kavaja” (Video)

Fondacioni Golden Eagle dhuron apartament për familjen e dëshmorit Indrit Cara, i njohur si “Ushtar Kavaja” (Video)

Historia e fundit në programin “Dua të të bëj të lumtur” iu dedikua një prej dëshmorëve të luftës së Kosovës, “Ushtarit Kavaja”, Indrit Cara.

Në program kishte ardhur komandanti Besim Gashi për të rrëfyer historinë e Ushtar Kavajës dhe për të falënderuar babain e Indritit, Lulëzimin.

I ftuar në studio ishte edhe drejtori i Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, i cili i dhuroi një apartament në qytetin e Kavajës familjes së Indritit.


Gjithashtu ai u shpreh:

Sonte jam këtu që t’ju përcjelli një mesazh të qytetarëve të Suharekës:

– Faleminderit që keni lindur një trim si Indriti,

– Faleminderit që keni edukuar në frymën e atdhedashurisë Indritin,

– Faleminderit që ia dhuruat Kosovës, Indritin,

Unë në jetën time kam provuar të bëjë të lumtur shumë njerëz dhe shumë familje, por sonte jam shumë i lumtur që jam pranë jush, dhe çka do që them apo e bëj, është pak për juve.

Konsideroj që secili prej nesh kemi obligim që t’i respektojmë dhe kujdesemi për prindërit tanë.

Por ne në Kosovë kemi obligim që të respektojmë e kujdesemi edhe për secilin prindër të dëshmorëve.

Sepse gjaku i Indritit dhe dëshmorëve të tjerë është liria e Kosovës.

E liria e Kosovës ma mundësoi që unë të punoj, e nga puna ime dua që të kontribuoj së paku një pjesë të borxhit t’i kthej familjes së Indritit.

Prandaj Fondacioni Golden Eagle i dhuron një apartament në Kavajë për një jetë më dinjitoze.

Ne sonte i dhuruam një shtëpi në Kavajë por nga një shtëpi keni në secilën familje në Suharekë.

Indriti kishte lindur në Kavajë dhe kishte përfunduar shkollën e mesme “Skënderbej” dhe më pas kishte vazhduar studimet e larta për oficer.

Pas rënies së diktaturës në Shqipëri, si shumë shqiptarë Indriti kishte emigruar në Angli për një jetë më të mirë.

Gjatë kohës që punonte në Angli ishte njohur me disa shqiptarë të Kosovës dhe kur lufta kishte nisur, Indriti kishte vendosur që t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori