LAJMI I FUNDIT:

FMN: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit 1.9 për qind, vitin tjetër 3.2

FMN: Rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit 1.9 për qind, vitin tjetër 3.2

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për këtë vit prej 3.2 në 1.9 për qind.

Për vitin e ardhshëm parasheh rritje të BPV-së së Maqedonisë prej 3.2, ndërkaq në vitin 2019 prej 3.4, përcjell Telegrafi Maqedoni.

FMN në raportin rajonal ekonomik të publikuar sot, thekson se inflacioni në Maqedoni këtë vit do të jetë 0.3 për qind, vitin tjetër 2.6, ndërsa në vitin 2019 do të jetë 1.9 për qind.


Deficiti buxhetor sipas FMN-së, këtë vit do të jetë 2.3 për qind të BPV-së, vitin tjetër 2.5 për qind, ndërsa vitin 2019 2.8 për qind.

FMN gjithashtu parasheh ulje të mëtutjeshme të shkallës së papunësisë nga të sivjetshmet 23.4 për qind në 23.2 për qind vitin e ardhshëm dhe për 23 për qind në vitin 2019./Telegrafi/