GX Airlines anuloi një fluturim pasi një pasagjer mashkull hodhi një grusht monedhash në motorin e një aeroplani “për fat të mirë”.
Në një deklaratë të ndarë për faqen e internetit të njohura kineze të mikroblogjeve Weibo, linja ajrore tha se personeli i aeroportit vuri re monedha nën motor në një inspektim para ngritjes, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Dhe burri, i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Wang, pranoi se ai hodhi një grusht monedhash drejt aeroplanit, sipas Times Now Digital. Ai më pas u arrestua nga policia.
Autoritetet ishin në gjendje të rimarrin të gjashtë monedhat, të cilat burri i kishte mbështjellë me letër të kuqe për fat, por linja ajrore vendosi të anulonte fluturimin GX8814 nga Weifang për në Haikou, në provincat kineze Shandong dhe Hainan, për sigurinë e pasagjerëve.
Gati 150 pasagjerë u larguan nga aeroplani, i cili u shty për të nesërmen.
Gjatë viteve të fundit, qytetarë të shumtë që besojnë në një bestytni të tillë janë arrestuar dhe akuzuar në Kinë për hedhjen e monedhave në aeroplanë për fat të mirë. /Telegrafi/