LAJMI I FUNDIT:

Fluks i madh i qytetarëve në orët e pasdites, dalja rreth 30 për qind deri në orën 15:00

Fluks i madh i qytetarëve në orët e pasdites, dalja rreth 30 për qind deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se procesi i votimit deri tani ka shkuar mirë me disa parregullsi, për të cilat tha se me këto merren organet përgjegjëse siç janë Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

Daka gjithashtu ka bërë edhe krahasimin e numrit të votuesve me zgjedhjet e vitit 2017.


“Proces i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces zgjedhor. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga 2491 vendvotime apo rreth 98 për qind të tyre, numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 votues apo 29.28 për qind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e  Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 497 mijë e 120 votues apo 27.75 për qind e votuesve”, tha Daka.

E pyetur për raportimet për blerje të votës e parregullsi të tilla, Daka tha se janë në dijeni por që për të njëjtat deklarohen organet kompetente.

Valdete Daka u përgjigj edhe për votat e diasporës për të cilat tha se presin nga ekipet e tyre që të u japin shifrat e sakta të votuesve, meqë siç tha ajo ende nuk i kanë.

Daka ka takuar sot edhe ambasadorin amerikan, në të cilin tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadori kanë treguar përkrahjen e tyre për procesin zgjedhor në Kosovë.

Konferenca e radhës e KQZ-së mbahet në 19:30  /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Kalo në kategori