Florent Muslija ka pesë vite që është pjesë e Kosovës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares.
Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer në dy ndeshjet e muajit tetor për Kosovën, ku dha kontribut të madh me dy asistime në dy golat e parë që Dardanët shënuan ndaj Lituanisë në udhëtim 1-2 dhe ndaj Qipros në shtëpi 3-0.
Muslija asistoi për Zhegrovën në Lituani dhe pastaj për kapitenin Amir Rrahmanin, ku të dy realizuan golat e parë në sfidat e fituara nga Dardanët.
Muslija është shndërruar në njeriun asist te Kombëtarja e Kosovës dhe forma e mirë e tij, por edhe fitoret e gëzojnë mesfushorin ofensivë.
Në një intervistë për Telegrafin, Muslija flet për asistimet e bëra, fitoret e Kosovës, debatin që pati me Edon Zhegrovën për penalltinë, por edhe për ndeshjet e ardhshme të muajit nëntor.
A jeni njeriu asist te Kosova? “Mund të them që po, pasi bëra dy asistime dhe jam i lumtur, por më shumë për fitoret që morëm duke luajtur dy ndeshje shumë të mira”, tha fillimisht Muslija.
“Ishin shumë të rëndësishme dy fitoret pasi na jep shpresë për ta fituar grupin”, tha Muslija.
26-vjeçari di të shënoj shumë gola me klube, por me fanellën e Kombëtares ka shënuar vetëm një, pikërisht ndaj Qipros në shtator të vitit 2022.
“Nuk ka të bëjë me formacionin apo pozitën në fushë, por thjesht deri tani nuk kanë ardhur golat. Sigurisht që secilit futbollist i pëlqen të shënoj, por rëndësi në fund të fundit ka vetëm fitorja e Kombëtares. Në të ardhmen besoj se do të vijnë edhe golat nga unë”, thotë Muslija për Telegrafin.
Në ndeshjen ndaj Qipros ku Kosova fitoi 3-0, Muslija dhe Zhegrova patën një debat mes vete për ekzekutimin e penalltisë, ku në fund topin e mori Edoni, por që pastaj penalltia u anulua nga VAR.
“Edonin e kam shok shumë të mirë dhe sigurisht që të dy kishim dëshirë të shënonim. A ishe ti i përzgjedhuri nga trajneri? Jo, nuk ishim asnjëri dhe mund ta ekzekutonte gjithkush që ndihej i sigurt, megjithatë Edoni e mori topin dhe pastaj nuk ndodhi ekzekutimi pasi VAR-i e anuloi. Gjithsesi bëra shaka pastaj me Edonin në fushë duke i thënë se ia lash të parën atij dhe nëse bëhet edhe një tjetër do ta gjuaja unë”, tregon Muslija duke qeshur.
Kosova pas katër ndeshjeve ka nëntë pikë, duke humbur të parën dhe duke fituar tre radhazi, derisa në nëntor luanë dy sfidat e fundit të Grupit ndaj Rumanisë në udhëtim dhe Lituanisë në shtëpi.
Muslija thotë se ndaj Rumanisë është një finale dhe do të shkojnë për të luftuar e fituar në Bukuresht.
“Ne gjithmonë futemi në fushë për fitore, pa marrë parasysh kundërshtarin. A mund të fitoni 0-3 në Bukuresht? Po, përderisa ata kanë arritur të fitojnë 3-0 në Prishtinë edhe ne mund të fitojmë me atë rezultat në Bukuresht. Për ne është një ndeshje finale dhe do të shkojmë atje për të luftuar. Shpresojmë që të jemi të gjithë lojtarët, mos të kemi lëndime dhe ne do të shkojmë si grup për të dhënë gjithçka nga vetja që ta fitojmë atë ndeshje”.
“Kemi kapacitet për t’i marrë tre pikë në Rumani, pasi qëllimi ynë është të fitojmë Grupin dhe të kalojmë në Ligën B”, tha Muslija për Telegrafin.
Anëtari i skuadrës gjermane Freiburg është pjesë e Kosovës që nga viti 2019, kur debutimi i tij kishte ardhur në fitoren 2-1 ndaj Çekisë në Prishtinë.
Deri më tani Muslija ka zhvilluar 28 ndeshje me fanellën verdhekaltër derisa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe