LAJMI I FUNDIT:

Floktari i famshëm Chris Appleton zbulon modelet kryesore të sezonit: Pamje me të cilat nuk do të gaboni

Floktari i famshëm Chris Appleton zbulon modelet kryesore të sezonit: Pamje me të cilat nuk do të gaboni

Chris Appleton ka merita për modelet e flokëve të yjeve të skenës

Ai është floktar i Jennier Lopezit për të gjitha ngjarjet e rëndësishme – ka krijuar dukjen e saj për inaugurim, si edhe modelin e flokëve për Super Bowl, ndërsa javëve të kaluara kishte meritën për dukjen e saj të sofistikuar të dasmës, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, nuk është vetëm JLo ajo e cila kërkon ndihmën e Chrisit për t’u dukur perfekt flokët e saj. Nëse keni shikuar ndonjëherë Keeping Up With The Kardashians, me siguri kenë vënë re edhe floktarin e famshëm duke aplikuar magjinë e tij në flokët e Kim Kardashianit.

Gjithashtu, ai është floktar i përhershëm i Dua Lipës, por ka punuar edhe me shumë personazhe të famshme, nga Ariana Grande deri te Katy Perry.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, Chris ka zbuluar sekretet e tij të stilizimit, por edhe modelet kryesore të flokëve.

1. Përdor mbi 100 shishe produkte Color Wow Dream Coat çdo vit

Kur u pyet se cili është produkti më i përdorur në sallonin e tij, Chris nuk u desh të mendohej shumë: “Është Color Wow Dream Coat. Unë e përdor atë për të përgatitur flokëti për çdo pamje, sepse ajo transformon strukturën dhe i bën ata super të shndritshëm, ultra të butë. Efekti zgjat deri në 3-4 larje, gjithashtu mbron flokët nga lagështia dhe dëmtimet.

View this post on Instagram

A post shared by Color Wow (@colorwowhair)

2. Modeli fen i flokëve është më i preferuari i tij për këtë sezon

“Fjala është për flokë të bukur, me shkëlqim, të mëndafshtë që mund t’i bëni në disa hapa të thjeshtë”. Domethënë, kryesore është përgatitja e mirë.

Pas aplikimit të produktit të sipërpërmendur, ka bërë ndarjen në mes më larg nga standardi. Thuhet që kështu krijohet një iluzion i vëllimit më të madh, pastaj fillohet me të ashtuquajturën tharje të vrazhdë e cila do të bëjë që flokët më mirë të thithin preparatin e aplikuar. Më pas i spërkat pjesët e flokëve me llak, pastaj i mbështjell rreth veglës për formim të kaçurrelave.

Pas 20 minutash, veglat duhet të hiqen për të zbuluar volumin magjepsës dhe flokët që duken të mrekullueshëm.

“Spërkatni me llak flokësh furçën tuaj, më pas spërkatni me llakun shkëlqyes rrënjët, në vend që ta aplikoni direkt në flokët tuaj”, rekomandon ai.

Chris thotë që të lani kaçurrelat derisa të krijoni një valë të butë dhe të lëmuar, më pas përfundoni pamjen me pak më shumë llak shkëlqimi, për një efekt të vërtetë.

3. Nuk janë më pak tërheqëse edhe frizurat me bisht

Chris është gjithashtu i njohur për pamjen e tij të njohur “flokë xhami” dhe frizurën bisht kali. Ai thotë se ky është një nga modelet e flokëve të tij të preferuar për tapetin e kuq dhe ju këshillon ta provoni në ngjarje të rëndësishme të verës. Gjithashtu, këshilla e tij është që të mos e bëni atë një bisht të drejtë, por me onde të mrekullueshme.

View this post on Instagram

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Keni puçrra në të pasme, por keni turp të flisni për to: Si t'i trajtoni në kushte shtëpie pa qenë nevoja të shkoni tek mjeku

Keni puçrra në të pasme, por keni turp të flisni për to: Si t'i trajtoni në kushte shtëpie pa qenë nevoja të shkoni tek mjeku

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes

Në çift
Si të kemi vetulla më të forta dhe më të trasha?

Si të kemi vetulla më të forta dhe më të trasha?

Këshilla Estetike
Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Galiç mund të bëni edhe në dhomë: Nuk ka ushtrim më të mirë për vithe dhe këmbë

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori