Përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, ka folur pas humbjes nga Japonia, duke thënë se është një zhgënjim i madh.

Gjermania humbi me rezultat 2-1 nga Japonia në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës në Katar.


“Është një zhgënjim i madh. Gabimet individuale që lojtarët bën nuk mund të ndodhin".

japonia 1

"Ne morëm epërsinë, por më pas lamë shumë hapësira. Duhet të pranojmë se Japonia na ka tejkaluar në efikasitet", ka thënë ai.

“Duhet të punojmë me lojtarët. E dimë që ditët në vijim nuk do të jenë të këndshme sepse të gjithë do ta kenë mendjen tek disfata dhe janë të mërzitur”, ka thënë Flick. /Telegrafi/

telegrafi sport app