LAJMI I FUNDIT:

Flick e pranon se skuadra e tij vuajti në Signal Iduna Park: Qëllimi ynë ishte vetëm gjysmëfinalja

Flick e pranon se skuadra e tij vuajti në Signal Iduna Park: Qëllimi ynë ishte vetëm gjysmëfinalja

Barcelona ka arritur të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit 3-1 nga Borussia Dortmund.

Fitorja në ndeshjen e parë 4-0 doli të jetë vendimtare për katalunasit të cilët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se ekipi i tij nuk pati performancën më të mirë në çerekfinale, por ai ishte i emocionuar me qëllimin e tyre përfundimtar për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Borussia Dortmund fiton me spektakël ndaj Barcelonës, por nuk mjafton për kualifikim
Lexo po ashtu Borussia Dortmund fiton me spektakël ndaj Barcelonës, por nuk mjafton për kualifikim

“Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por ne ia arritëm qëllimit tonë”, tha Flick pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Flick vlerësoi Dortmundin si një ekip të madh, duke theksuar vështirësinë e ndeshjes. Megjithatë, ai ishte në ekstazë për arritjen e Barcelonës.

“Ne kemi një ekip të madh dhe po, nuk luajtëm mirë. Por edhe kundërshtarët janë të mirë dhe po luanin në shtëpi dhe para tifozëve të tyre”.

"Mund të kishte rrëshqitur kualifikimi" - Araujo flet për Barçën që arriti në gjysmëfinale
Lexo po ashtu "Mund të kishte rrëshqitur kualifikimi" - Araujo flet për Barçën që arriti në gjysmëfinale

“Liga e Kampionëve është turneu më i mirë në botë, dhe kur arrin në gjysmëfinale, është fantastike për klubin, për ekipin dhe për ne gjithashtu. Është fantastike.”

Fjalët e Flick pasqyrojnë krenarinë dhe kënaqësinë e ekipit të tij për të arritur në fazën tjetër të garës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Ndërkombëtare
Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Superliga
Kalo në kategori