Riccardo Calafiori shënoi golin e fitores për Arsenalin në fitoren 1-0 ndaj Man United në ndeshjen hapëse të Ligës Premier për sezonin 2025/26.

Duke folur për Sky Sports rreth ambicieve të tij për sezonin dhe performancës, ai deklaroi: "Nëse duam të garojmë në nivelin më të lartë, duhet të jemi të mirë në çdo pozicion".


"Shokët e mi të ekipit janë gati për të luajtur. Nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje, shpresoj se do të luaj shumë, por nëse jo, ka një shok tjetër skuadre që do të luajë dhe do të jetë edhe më i mirë".

"Si gjithmonë, ne punojmë shumë në goditjet standarde, mendoj se e treguam sot. Çdo sezon mendoj se duhet të përmirësohemi nëse është e mundur dhe duhet të vazhdojmë kështu", deklaroi italiani.

Calafiori dha një paraqitje efikase dhe solide kundër “Djajve të Kuq” dhe do të përpiqet të bëhet mbrojtësi i majtë i zgjedhur i parë te Arsenali. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app