LAJMI I FUNDIT:

Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE, vendosin zgjedhjet evropiane

Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE, vendosin zgjedhjet evropiane

Parlamenti Evropian miratoi raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, duke vlerësuar edhe përpjekjet reformuese të Shqipërisë. Plot 459 vota pro Shqipërisë dhanë europarlamentarët evropianë.

Për “Deutsche Welle”-n, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili e mbështet fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në, thotë se “me keqardhje e shoh se kjo nuk është bërë dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve evropiane”.

I pyetur nëse zgjedhjet evropiane mund ta paralizojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenstein thekson se “forcat e djathta antievropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e Parlamentit të ri. Por, unë pres që edhe pas zgjedhjeve evropiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së”.


PE, thirrje për dialog. Dokumenti për Shqipërinë: Opozita të kthehet në Parlament

Për eurodeputetin gjerman, Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave. Shprehimisht, Knut Fleckenstein përmend Reformën Zgjedhore që vendi yne duhet të realizojë. Por, edhe “një Parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për sa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida”, theksoi Fleckenstein për “Deutsche Welle”-n.